«

»

Oct
31

Si te lesh një testament? – Vizion Plus – News – Lajme

“I le ne dorëzim shtëpinë dhe gjithçka qe kam…” Ky është vetëm një pasazh nga letra e një testamenti te një qytetari ne kryeqytet, qe do te behet publik për familjaret vetëm pas vdekjes se tij. Pas një ndërprerje gjysme shekullore ne Shqipëri është rikthyer kultura e lënies se testamentit si një trashëgimi familjare. Ai mund te hartohet ne një zyre noteriale, kushton 3500 leke, e ruhet ne kasaforte për sa kohe personi është gjalle. Mënyrat e lënies se testamentit janë dy, për t`u lënë mundësinë e shpërndarjes se pasurisë edhe atyre qe nuk dine te shkruajnë. Personi qe le testament duhet te respektoje radhët e trashëgimisë. Ato janë tre nga fëmijët, te prindërit dhe kushërinjtë e pare. Noteret sqarojnë se zotëruesi i pronës është i detyruar t`u lere trashëgimi edhe atyre qe nuk ka dëshirë, qe testamenti i tij te mos shpallet i pavlefshëm. Neni 379 i Kodit Civil le mundësi te mëdha për ato qe quhen rezerva ligjore, duke çuar ne dyert e gjykatave një numër te konsiderueshëm testamentesh. Ne Shqipëri nuk ka ende një regjistër kombëtar te testamenteve, prandaj shifrat janë te shkëputura, ku një zyre noteriale mund te hartoje edhe 60 te tille ne një vit. Por ne ditët e sotme lenia e testamentit nuk behet vetëm nga moshat e thyera qe i paraprijnë largimit nga jeta. Sipas notereve edhe zotëruesit e pasurive te mëdha apo personat qe janë gjithmonë ne lëvizje e zgjedhin ketë si një mundësi te mire për t`u lënë pasurinë e një jete te tere edhe personave pa lidhje te afërt gjaku

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>